Kthehu lart

Thaçi i drejtohet Rusisë: Na njihni, nuk jemi armiq

Thaçi i drejtohet Rusisë: Na njihni, nuk jemi armiq GazetaExpress

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar që Rusia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe të mos e përdorë veton e saj për anëtarësim në OKB. Thaçi këto komente i ka bërë pas takimit me kryeministrin bullgar, Boyko Borissov, i cili po qëndron në Prishtinë, në cilësinë e kryesuesit të BE-së.

Thaçi është pyetur nga gazetarët bullgarë nëse Kosova do t’i bashkohet BE-së dhe SHBA-së për sanksione ndaj Rusisë.

“Kosova është pjesë e qëndrimit të BE-së dhe SHBA-së. Natyrisht se ne duam dhe punojmë që Rusia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Njohja e Kosovës nga Rusia do të ishte ndihmë edhe për Serbinë. Neve nuk ka pengon raporti Serbi –Rusi. Ne duam të kemi raporte normale me Rusinë. Nuk jemi armik i asnjë shteti në botë...”, ka thënë Thaçi.

    Data: 16 Prill 2018 11:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera