Kthehu lart

Thaçi dhe Engel me deklaratë të përbashkët për Haradinajn: Franca ta kthejë urgjentisht në shtëpi

Thaçi dhe Engel me deklaratë të përbashkët për Haradinajn: Franca ta kthejë urgjentisht në shtëpi GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 08:49

Presidenti Hashim Thaçi ka takuar kongresistin Eliot Engel gjatë qëndrimit në SHBA. Me të kanë bërë një deklaratë të përbashkët për lirimin e Haradinajt, duke akuzuar Serbinë se po abuzon me INTERPOL-in.

Thaçi dhe Engel po ashtu kanë kërkuar nga Franca që ta procesojë shpejt rastin e Haradinajt në mënyrë që lideri i AAK-së të kthehet sa më parë në shtëpi. Kjo është deklarata e plotë.

“Ne besojmë se abuzimi nga ana e Serbisë me sistemin e “Njoftimit të Kuq” të INTERPOL-it që ka çuar në arrestimin e Ramush Haradinajt është skandaloz. Ne i bëjmë thirrje Francës që urgjentisht ta procesojë rastin dhe ta kthejë atë në vendin e tij në Kosovë sa më parë”.

Sipas tyre, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të mbajnë Serbinë përgjegjëse për shpërdorim të INTERPOL-it nga ana e saj. “Procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE duhet të ndalet deri në momentin kur Serbia vazhdon me obligimin e saj për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën”.

“Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bëjnë me dije Beogradit se marrëdhëniet dypalëshe do të dëmtohen nëse Serbia nuk i kthehet rrugës konstruktive”. 

    Të tjera