Kthehu lart

Të martën merret vesh sa kilometra katrorë i ka Kosova sipas Qeverisë

Të martën merret vesh sa kilometra katrorë i ka Kosova sipas Qeverisë GazetaExpress E premte, 17 Shkurt 2017 19:38

Të martën do të merret vesh nëse sipërfaqja e Kosovës vazhdon të mbetet 10887 kilometra katrorë.

Komisioni për matjen e territorit i formuar nga Qeveria, ka mbërritur në fazën e fundit të punës dhe javën e ardhshme, do të publikojë draft-raportin me të gjeturat, raporton KTV.

Për katër ditë, ekspertët e këtij komisioni do të jenë të hapur në diskutime publike, dhe pavarësisht se puna në terren ka përfunduar, zëdhënësi i komisionit ka ripërsëritur ftesën për ekspertë e pjesëtarë të opozitës.

Sipas Tomor Çelës, gjatë punës në terren, janë kryer matje në disa zona kufitare me Malin e Zi dhe Serbinë, dhe nëse është vlerësuar e nevojshme, janë verifikuar të dhëna ekzistuese.

Të dhënat e raportit, do të lehtësojnë edhe procesin e demarkacionit me Serbinë.

    Data: 17 Shkurt 2017 19:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera