Kthehu lart

Të dhënat që po tronditin botën: Xhon Kenedi u vra nga gruaja e tij

Të dhënat që po tronditin botën: Xhon Kenedi u vra nga gruaja e tij GazetaExpress

​Ka shumë teori konspirative rreth vrasjes së presidentit të 35-të amerikan, Xhon Kenedi, i cila tronditi botën dhe shënoi ditën kur "Amerika humbi pafajësinë"

Ato përfshijnë përfshirjen e CIA-s, nënpresidentit Lyndon Johnson, kryeministrin kuban Fidel Castro ose KGB-së , por së fundmi shumë kanë konsideruar mundësinë se gruaja e Kennedi, Jackie është në të vërtetë vrasësja e tij.

Pas më shumë se gjysmë shekulli, shumica e hetuesve të pavarur pajtohen se ish-marinsi amerikan, Lee Harvey Osvald, personi i akuzuar për vrasjen e JFK, ishte ose i “paguar” i pafajshëm.

A mund të jetë e vërtetë se ishte Jackie, ishte ajo i dha bashkëshortit goditjen fatale?
Një teori konspiracion sugjeron se ajo u punësua nga CIA,  dhe se qëlloi për vdekje Presidentin.

Në raportin zyrtar, thuhet se Osvald, i cili u qëllua për vdekje dy ditë më vonë nga pronari i një klubi nate, gjuajti mbi limuzinën presidenciale dy herë, nga kati i 6 i Bibliotekës së Teksasit,  duke vrarë presidentin dhe duke plagosur guvernatorin Xhon Connally, i cili ishte gjithashtu në makinë.

Por, për disa, faktet thjesht nuk përputhen. James Fetzer, autor i një libri mbi vrasjen e Kenedit, sugjeron se vrasësi nuk ishte Osvald.

“Sipas raporteve,  Lee Osvald shënoi dy here mbi makine, duke gjuajtur tri të shtëna në gjashtë sekonda ... me një armë me shpejtësi të ulët, e cila nuk mund të kishte dëmtuar kurrsesi kafkën e Presidentit - arsyeton ai - Shumë u përpoqën të përsërisnin skenarin, por dështuan. Ajo që raporti pretendonte  ishte në të vërtetë e pamundur”.

“Rrezet 'X’ të autopsisë u fabrikuan për të fshehur një goditje masive në pjesën e prapme të kokës, të shkaktuar nga një goditje e qëlluar nga përpara ... Të dhënat e autopsisë u falsifikuan”, shprehet shkrimtari.

Në fakt, mbi 40 dëshmitarë e përshkruan një plagë të madhe, në pjesën e prapme të kokës së presidentit.

Jackie vrasësja e vertëtë?

Disa thonë se filmimi i kapur nga Abraham Zapruder në Dealey Plaza kap Zonjën e Parë që vepron në një mënyrë të dyshimtë.

Ata pretendojnë se Jackie u kthye 90 gradë për t’ju afruar Presidenti, u përkul dhe pastaj me sa duket ngre dorën e majtë drejt fytit të tij
Studiuesit kanë shqyrtuar pamjet dhe ata pretendojnë se kishte një objekt metalik në dorën e majtë të Zonjës së Parë

Raporti zyrtar nga komisioni i ngritur për të hetuar vrasjen tha se ish-marinsi amerikan Lee Harvey Osvald ka qëlluar dy të shtëna në makinën presidenciale

Por, disa hetues dhe autorë të pavarur kanë pohuar se lëndimet e Kenedit tregojnë se ai u qëllua nga përpara, domethënë që Osvald nuk mund ta kishte vrarë kurrsesi.
Vrasësja e vertëtë ishte ulur pranë tij dhe i mbijetoi shëndoshë e mirë atentatit.

    Data: 23 Nentor 2017 14:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera