Kthehu lart

Tanket në Teksas alarmojnë amerikanët: Trump po përgatitet për luftë me Korenë e Veriut?

Tanket në Teksas alarmojnë amerikanët: Trump po përgatitet për luftë me Korenë e Veriut? GazetaExpress

Një tren i mbushur me tanke dhe pajisje ushtarake është parë duke u zhvendosur në distanca të mëdha në Amerikë, duke përhapur thashethemet se Presidenti Trump po përgatitet për një ndërhyrje tokësore në Korenë e Veriut.

Një shofer ka filmuar një tren që mbante dhjetëra tanke dhe automjete dhe e ka hedhur  videon në rrjetet sociale, duke shkaktuar thashethemet se Trump po përgatitet për luftë, raporton “Daily Star”.

Por nuk kanë qenë të paktë ata që kanë sugjeruar se videoja thjesht tregon lëvizjen e rregullt të tankeve në zonë.

Video u filmua në Houston, Teksas, ku ndodhet një bazë e madhe e ushtrisë amerikane.

Tensionet me Korenë e Veriut janë duke u rritur ndjeshëm, pasi shteti diktatorial paralajmëroi se do të vazhdojë të testojë programet bërthamore, si dhe kërcënoi SHBA-në me sulme të plotëfuqishme.


    Data: 21 Prill 2017 12:56
    Autori: GazetaExpress
    • Bllokohet kufiri më i madh në botë

      Bllokohet kufiri më i madh në botë 0

    Të tjera