Kthehu lart

Tahiri: Ende s’kemi ardhur në përfundim për rolin e EULEX-it pas qershorit

Tahiri: Ende s’kemi ardhur në përfundim për rolin e EULEX-it pas qershorit GazetaExpress

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në vizitën që ia bëri Institutit të Mjekësisë Ligjore, përveç angazhimit për rritjen e kapaciteteve për këtë institut, foli edhe për mandatin e EULEX-it pas qershorit

Ministri Tahiri tha se ende nuk kanë ndonjë marrëveshje se çfarë do të bëhet pas skadimit të mandatit të EULEX-it në qershor të këtij viti.

“Pa dyshim jemi në fazën e konsultimeve dhe ende nuk kemi ardhur në përfundim për rolin pas qershorit për EULEX. Dua t’i falënderoj për angazhimin dhe vullnetin për të ngritur kapacitetin e këtij instituti. Angazhimi i EULEX-it ka qenë i madh. Ne momentin kur do të kemi një marrëveshje, ne do ta publikojmë”, ka thënë Tahiri.

    Data: 08 Mars 2018 09:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera