Kthehu lart

Sulm në zyrën e Agjencisë Inteligjente të Rusisë, vritet një zyrtar dhe një vizitor

Sulm në zyrën e Agjencisë Inteligjente të Rusisë, vritet një zyrtar dhe një vizitor GazetaExpress E premte, 21 Prill 2017 12:14

Të paktën dy persona janë vrarë nga një sulm me armë që u bë në zyrën e Agjencisë Inteligjente të Rusisë në qytetin Khabarovsk. Sulmuesi është vrarë nga sigurimi.

Sulmi ndodhi në recepsion në zyrat e FSB-së në Khabarovsk, ka thënë agjencia.

Personat që u vranë janë një zyrtar i zyrës dhe një vizitor, njofton RT, transmeton Gazeta Express.

Agjencia gjithashtu tregon se sulmuesi është qëlluar nga sigurimi i ndërtesës, mirëpo nuk kanë dhënë detaje të tjera.

Gazeta Express në vazhdim sjell detaje të tjera...

 

    Data: 21 Prill 2017 12:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera

    • Shtyhet seanca kundër Murat Mehës 0

    • "First Daughter“ Ivanka Trump në Berlin 0