Kthehu lart

Sot vendoset për të akuzuarit për vrasjen e Aulon Zekës

Sot vendoset për të akuzuarit për vrasjen e Aulon Zekës GazetaExpress

Sot në orën 9:30, Gjykata Themelore e Prishtinës do ta shpallë aktgjykimin ndaj dy të miturve që po gjykohen në rastin për vrasjen e Aulon Zekës.

Për vrasjen e Aulon Zekës akuzohen dy të mitur, ndërsa një tjetër po ngarkohet për moslajmërim të kësaj vepre penale, shkruan Gazetametro.net.

Shpalljen e aktgjykimit e ka konfirmuar prindi i Aulonit, Afrim Zeka.

“Sot në orën 9.30 jepet dënimi për ata që ia morën jetën Aulonit tonë: shpresoj që të dëshmohet drejtësia”, ka shkruar ai në Facebook, shkruan Gazetametro.net.
Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë.

Dihet se derisa seancat e këtij gjykimi janë mbajtur, ato kanë qenë të mbyllura dhe para Pallatit të Drejtësisë ka pasur protesta për ndriçimin e vrasjes së Zekës.

    Data: 16 Prill 2018 08:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera