Kthehu lart

Sonte në “Komiteti” – i ftuar deputeti Nenad Rashiq

Sonte në “Komiteti” – i ftuar deputeti Nenad Rashiq GazetaExpress

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, është i ftuar deputeti i Listës Srpska, Nenad Rashiq.

Emisioni transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini, më pas në ueb-sajtin e Gazetës Express.

Rashiq në “Komiteti” flet për situatën brenda Listës Srpska, ndërtimin e murit në Veri dhe arrestimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për shkak të një urdhërarresti të Serbisë.

Pse sipas Rashiq, urdhërarresti i Serbisë nuk është e vetmja arsye pse Franca e arrestoi Haradinajn?

Si e shohin serbët e Kosovës arrestimin e Haradinajt?

Nga kush u ndërtua muri në Veri dhe a ishte biseduar për të në Bruksel?

Cilat janë raportet e kryeministrit Mustafa me deputet e minoriteteve?

Rashiq tregon pse nuk ka marrë pjesë Lista Srpska në seancën për ratifikimin e Demarkacionit.

Kush sipas deputetit, është fajtor për bllokimin e Demarkacionit dhe proceseve tjera shtetërore?

Çfarë lloj komunikimi ka Lista Srpska me Qeverinë serbe dhe çfarë thotë Rashiq për akuzat që Mustafa ia bënë kësaj liste për dirigjim nga Beogradi?

Si i sheh Rashiq vizitat e presidentit Hashim Thaçi në varrezat e viktimave serbe?

A pritet një vizitë e njëjtë, te varrezat e viktimave shqiptare, nga presidenti serb Tomislav Nikoliq?

Rashiq flet për politikën në Serbi. Ai tregon pse opozita në Serbi është e heshtur dhe pse të gjitha mediat rreshtohen pas kryeministrit serb, Aleksander Vuciq.

Rreth këtyre dhe shumë çështje tjera rreth funksionimit dhe jetesës së serbëve në Kosovë, flet sonte në “Komiteti” njëri nga përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq.

    Data: 11 Janar 2017 18:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera