Kthehu lart

Sonte në Komiteti – i ftuar Avdullah Hoti

Sonte në Komiteti – i ftuar Avdullah Hoti GazetaExpress

Sonte në emisionin Komiteti është i ftuar Avdullah Hoti, kandidat i koalicionit LDK-AKR-Alternativa për kryeministër. Emisioni transmetohet në orën 20:00, drejtpërdrejt në RTV Dukagjini si dhe në faqen zyrtare të Gazetës Express në Facebook. Kjo është intervista e parë e Hotit që nga nominimi i tij.

Hoti flet për kandidimin e tij nga Lidhja Demokratike në mes gardës së vjetër të kësaj partie e disa emrave që u përmenden për nominim.

Si arriti ai të depërtojë deri tek bartësi i listës së LDK’së edhe pse i ri në moshë kur kjo parti për shumë vite drejtohej nga anëtarët e njëjtë?

Kundërshtarët e quajtën të njëjtë me Isa Mustafën, çfarë e dallon Hotin me kryeministrin në detyrë?

Si u arritën koalicionet me AKR’në e Alternativen? Çfarë i ofruan secilës parti?

A do të jenë në listën e deputetëve Vjosa Osmani, Arben Gashi dhe a do të vazhdojnë të jenë ata që njihen si të gardës së vjetër të kësaj partie, si Sabri Hamiti, apo Eqrem Kryeziu?

Bashkë me kandidimin e Hotit temë u bë edhe ajo që Dardan Molliqaj i Vetëvendosjes e quajti si ‘mungesë karizme’ kur foli për të? Si u përgjigjet Hoti fjalëve të para kundër tij, pas nominimit?

Çfarë thotë kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa për Ramush Haradinajn e Albin Kurtin?

A do të shfaqej në një debat televiziv me dy kundërkandidatët e tij?

Në këto dhe shumë pyetje të tjerë përgjigjët sonte në Komitet, Avdullah Hoti, njëri nga tre kandidatët për kryeministër, në zgjedhjet e 11 qershorit.

    Data: 19 Maj 2017 17:54
    Autori: GazetaExpress
    • 340 mijë të vdekur nga lufta në Siri

      340 mijë të vdekur nga lufta në Siri 0

    Të tjera