Kthehu lart

Sonte me Fidan Jupollin në Express: Ardian Gjini, Muharrem Svarqa, Naim Ismajli

Sonte me Fidan Jupollin në Express: Ardian Gjini, Muharrem Svarqa, Naim Ismajli GazetaExpress E martë, 14 Nentor 2017 18:53

Në emisionin e radhës të Fidan Jupollit në Express, sonte nga ora 19:35 janë të ftuar Ardian Gjini, Muharrem Svarqa dhe Naim Ismajli.

Intervistat transmetohen ‘live’ në faqen zyrtare të Gazetës Express në Facobook si dhe në sajtin e Expressit.

I ftuari i parë është kandidati i AAK’së, Ardian Gjini, ku do të flasë për balotazhin në zgjedhjet lokale në komunën e Gjakovës.

Për balotazhin në qytetin e Ferizajt, do të flasë kandidati i LDK’së për kryetar, Muharrem Svarqa. 

Ai përballë Jupollit do të tregojë për koalicionin me Vetëvendosjen që pret ta formojë pak para ditës së votimit.

I treti i ftuar i Fidan Jupollit është kandidati i PDK’së në Shtime, Naim Ismajli, i cili i ka komentuar koalicionet që po bëhen kundër tij, duke thënë se do t’i mposht të gjithë.

Për këto dhe shumë çështje të tjera ndiqni sonte prej orës 19:20 intervistat e njëpasnjëshme të Fidan Jupollit në Express. 

    Data: 14 Nentor 2017 18:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera