Kthehu lart

Simiq refuzon ta komentojë deklaratën e Haradinajt kundër Asociacionit

Simiq refuzon ta komentojë deklaratën e Haradinajt kundër Asociacionit GazetaExpress

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, pas dorëzimit të emrave të kandidatëve për deputet nga kjo listë në Komisionin Qendror Zgjedhor ka thënë se ata janë opsioni më i fortë i serbëve të Kosovës karshi të tjerëve që i ka quajtur “labil”.

Pos kësaj Simiq i përcjellë nga një numër i madh i kryetarëve të komunave me shumicë serbe sidomos nga veriu, gjatë deklarimit Kosovës iu ka referuar gjithnjë si “Kosovë e Metohi”, shkruan KlanKosova.

Ai ka refuzuar të komentojë deklaratën e të nominuarit për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se nuk do të ketë Asociacion të Komunave serbe.

Më 12 maj, Lista Srpska me vendim të zyrës për regjistrim pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), zyrtarisht është bërë parti politike.

Dimë që Lista Srpska kishte ngrirë punën e saj në institucionet e Kosovës në fillim të muajit tetor të vitit të kaluar, për shkak të miratimit të Ligjit për "Trepçën" dhe Ligjit për Investimet Strategjike.

Kujtojmë se kjo parti ka qenë dhe vazhdojnë të jenë kundër formimit të ushtrisë së Kosovës.


    Data: 19 Maj 2017 13:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera