Kthehu lart

Shpërthim në një restorant në veri

Shpërthim në një restorant në veri GazetaExpress

​ Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar para pak minutash në restorantin “Simonida.

Restoranti gjendet në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, ndërsa afër tij është edhe një pompë e benzinës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Besim Hoti, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, e ka konfirmuar rastin ndërsa nuk ka dhënë detaje shtesë.

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme materiale nga shpërthimi.

    Data: 21 Prill 2018 21:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera