Kthehu lart

Shikoni se si dëshmitari Sahit Shala gënjeu gazetarët për rastin Lumezi

Shikoni se si dëshmitari Sahit Shala gënjeu gazetarët për rastin Lumezi GazetaExpress E martë, 14 Nentor 2017 18:32

Ish-sekretari i Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, Sahit Shala, i cili për 11 vjet punoi me Komisionin e Jurisprudencës, po del se ka gënjyer kur ka folur para gazetarëve për rastin Lumezi.

Shala para mediave ka thënë se asnjëherë nuk ka bërë përmirësime të tilla me llak të bardhë, siç shihen në dosjen e Lumezit, sepse një gjë e tillë, sipas tij, ka qenë e ndaluar me ligj.

Por në deklaratën që e ka bërë në Polici, ku është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, Shala ka thënë se "ka ndodhë që kam bërë përmirësime me korrektor, me llak, në librin e paraqitjes së provimeve, në protokoll të arkivit, në librin për lejimin e hyrjes në provim dhe librin e dhënies së provimit, veprime këto që nuk kanë qenë të lejuara me ligj, por kanë qenë praktikë” thuhet në dosjen e Prokurorisë e cila sot gjatë ditës ka publikuar njoftimin se Lumezi e ka të kryer provimin e Jurisprudencës.

Në pyetjen, se pse në media ke thënë se nuk ke bërë përmirësime të tilla ndërsa neve na tregove që ke bërë përmirësime me llak korrektor, dëshmitari është përgjigjur: "Kam rënë në lajthim nga pyetjet e gazetarëve” thuhet në dosjen e prokurorisë.


    Data: 14 Nentor 2017 18:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera