Kthehu lart

Sherifi kërkon nga deputetët që të mbajnë premtimin zgjedhor për demarkacionin

Sherifi kërkon nga deputetët që të mbajnë premtimin zgjedhor për demarkacionin GazetaExpress

Shefi i grupit parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, pasi mori fjalën në seancën e sotme të Kuvendit, edhe një herë ka shprehur qëndrimin e Nismës, sa i përket Marrëveshjes së Demarkacionit

“Nisma do të vazhdojë t'u qëndrojë atyre që i ka premtuar në të kaluarën sepse me atë premtim e kemi marrë votën”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të votojnë rreth çështjes së demarkacionit ashtu siç e kanë pasur premtim zgjedhor, duke i lutur që të mos dalin nga ajo që kanë premtuar.

“Shumë thjesht mbajeni premtimin të gjithë deputetët ashtu siç i keni marrë votat”, ka thënë ai.
Sipas tij, vota është besim dhe se ashtu si i keni premtuar mbajeni besimin.

    Data: 07 Dhjetor 2017 12:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera