Kthehu lart

Shea: Serbët dhe shqiptarët mund të jetojnë në paqe, por u duhet udhëheqje e fuqishme (Video)

Shea: Serbët dhe shqiptarët mund të jetojnë në paqe, por u duhet udhëheqje e fuqishme (Video) GazetaExpress E enjte, 18 Shkurt 2016 22:30

Ish-zëdhënësi i NATO’s, Jamie Shea ka thënë se është i lumtur me progresin e bërë nga Kosova në vitet e pasluftës dhe shtetësisë, ndërsa e ka bërë të qartë që KFOR’i do të jetë edhe për një kohë prezent në vend.

“Jam i lumtur me atë që kam parë tash në Kosovë. Kosova është zhvilluar shumë që nga intervenimi i NATO’s. Ne e kemi zvogëluar dukshëm numrin e ushtarëve të KFOR-it, pas Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u ngritur e sigurt, me ndihmën e NATO’s. Por ne kemi vendosur që ta mbajmë këtë forcë në Kosovë edhe për një kohë, që ta modernizojmë FSK’në në Kosovë, ndërsa arsye tjetër është situata e përgjithshme në Kosovë”, tha Shea në Zona e Debatit të Klan Kosovës.

Sipas tij Serbia ka të ardhme të qartë në NATO, nëse dëshiron dhe shqiptarët e serbët kanë shansin e madh që të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët, duke jetuar në paqe dhe respekt për njëri-tjetrin.

“Raportet tona me Serbinë janë përmirësuar dukshëm. Ne asnjëherë nuk i kemi parë serbët si armiq, por si të tillë e kemi parë regjimin e Sllobodan Milloshevicit. Ata mund të jenë pjesë e NATO’s nëse i plotësojnë standardet dhe nëse e dëshirojnë këtë gjë. Nëse NATO-ja dhe Serbia mund të bëjnë paqe, besoj se edhe shqiptarët me serbët mund të jetojnë në paqe dhe ta respektojnë njëri-tjetrin. Kjo do ta bënte Serbinë më pak nacionaliste dhe më pak të frikshme, në ç’gjë mund të ndihmojë shumë Kosova. Por kjo gjë kërkon udhëheqje të fuqishme në Prishtinë dhe në Beograd”, tha Shea.

Sa i përket mundësisë që Serbia të afrohet me Rusinë, jo me vendet europiane, Shea ka thënë se mundësitë që ofron Europa Perëndimore dhe ndihma që i jep ajo Serbisë janë tregues të qartë se cila është e ardhmja e shteti serb.

“Për momentin BE’ja është duke ofruar 15 herë më shumë ndihmë se sa ofron Vladimir Putin. Dhe nëse jeni serb i ri, mund të shkoni në Londër, Paris dhe Berlin dhe të kaloni mirë. Pastaj mund të shkoni në Moskë, ku mediet nuk janë të lira. Kështu mund të vendosni lehtë ku, në çfarë ambienti, doni të jetoni”, theksoi ai. 

J. Shea


    Data: 18 Shkurt 2016 22:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera