Kthehu lart

SHBA-ja voton për të rrëzuar Presidentin Trump, ndodh e paimagjinueshmja

SHBA-ja voton për të rrëzuar Presidentin Trump, ndodh e paimagjinueshmja GazetaExpress

Dhoma e Përfaqësuesve në Senatin amerikan ka votuar për herë të parë mbrëmjen e djeshme për të rrëzuar Presidentin Donald Trump, pak pasi ai vendosi njohjen e Jerusalemit kryeqytet. 

Ligjvënësit amerikanë votuan në një "tryezë" të hapur nëse do të aprovonin akuzat që fajësonin Donald Trump-in, të paraqitura nga Përfaqësuesi i Teksasit.

Vetëm 127 nga 194 demokratët e senatit votuan pro rezolutës, ndërkohë që 58 prej tyre u bashkuan me republikanët kundër rrëzimit të Presidentit amerikan.

Ndërkaq 238 republikanët e partisë së Trump-it votuan për të hedhur poshtë përpjekjen e parë zyrtare për rrëzimin e tij. Shumë nga mediat amerikane kanë deklaruar se votimi 58 demokratëve të partisë Hillary Cliton për të mos hequr presidentin Trump ishte i "paimagjinueshëm". 

Trump akuzohet se ka kryer "shkelje të larta" dhe se ka përcjellë fanatizëm, urrejtje dhe armiqësi. 

    Data: 07 Dhjetor 2017 08:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera