Kthehu lart

Serwer tregon çfarë do të kërkojë Vuçiq nga SHBA'ja

Serwer tregon çfarë do të kërkojë Vuçiq nga SHBA'ja GazetaExpress E diel, 16 Korrik 2017 13:31

Daniel Serwer, profesori universitar dhe njohësi i mirë i zhvillimeve në Ballkan ka komentuar vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Serwer thotë se kjo vizitë e Vuçiq do të ndihmojë për të vendosur marrëdhënie më të mira dhe më direkte mes Serbisë e SHBA-ve.

“Besoj se Vuçiq do të kërkojë gjithashtu mbështetje për ambiciet e Serbisë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian”, tha Serwer për Tanjug.

Vuçiq në këtë vizitë të tij në Amerikë do të ketë takim me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence.

    Data: 16 Korrik 2017 13:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera