Kthehu lart

Serbia e lut Rumaninë “të ndihmojë në gjetjen e kompromisit për Kosovën”

Serbia e lut Rumaninë “të ndihmojë në gjetjen e kompromisit për Kosovën” GazetaExpress

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se e ka lutur kryetarin e Rumanisë Klaus Verner Johanisin që ta ndihmojë në përpjekjet e Beogradit për gjetjen, siç ka thënë ai, të kompromisit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Vuçiq, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Bukuresht, ka thënë se e ka njoftuar kryetarin rumun me bisedat që ka pasur me kancelaren gjermane Angela Merkel lidhur me Kosovën si dhe për të gjitha ato që ai i ka quajtur të rëndësishme për kompromisin që e dëshiron rreth saj.

Siç ka thënë ia, njofton RTS, Rumunia është vendi më i madh në rajon dhe njëri nga pesë vendet në Bashkimin Evropian që e ka njohur Kosovën dhe për këtë arsye “ndihma rumune për kompromisin që do të ishte shumë e rëndësishme”, ndërsa e ka falënderuar Bukureshtin që s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

"Janë të rrallë popujt në rajon me të cilët nuk kemi luftuar dhe me të cilët nuk kemi pasur konflikte. Me rumunët kjo nuk ka ndodhur kurrë”, ka thënë Vuçiq.

    Data: 08 Mars 2018 12:57
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera