Separatistët në Katalonjë propozojnë referendum të ri

Partitë kryesore indipendentiste të Katalonjës parashikojnë një marrëveshje të konsultuar sot, për të organizuar një referendum të ri për një Kushtetutë për “Republikën e Katalonjës”, të shpallur në tetor por që nuk u realizuar.

GazetaExpress

Ata propozuan gjithashtu, krijimin në Belgjikë të një strukture qeverie paralele të drejtuar nga presidenti i shkarkuar, Carles Puigdemont, i cili është strehuar në këtë vend pas shpalljes së pavarësisë së dështuar më 27 tetor dhe rrezikut për t’u burgosur nga Madridi, përcjell Atsh.

Kjo marrëveshja, frut i shumë javësh negociatash të nxehta mes dy partive kryesore, Bashkë për Katalonjën e Carles Puigdemont dhe të Majtës Republikane të Katalonjës, duhet ende të ratifikohet nga Kadidatura për Unitet Popullor, parti e vogël separatiste e ekstremit të majtë.

Të tjera

Lajmet e fundit