Selmanaj: Ata që nënshkruan për shfuqizimin e Speciales po i shpallin luftë sistemit të drejtësisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur për ‘skandalet’ e Qeverisë dhe të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se në vazhdimësi të skandaleve është ndërmarrë një nismë nga 11 deputetë për amnistimin e deputetëve nga veprat penale.

GazetaExpress

Jemi të detyruar të reagojmë nga skandalet që po na vinë nga Qeveria dhe deputetëve të Kosovës.

“Në vazhdën e këtyre skandaleve 11 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë ndërmarrë një nismë legjislative për amnistimin apo faljen e deputetëve që kanë kryer vepër penale në sallën e Kuvendit të Kosovës, gjatë periudhës nga muaji gusht i vitit 2015 deri në muajin maj 2017”, ka thënë Selmanaj. 

“Përmes këtij projektligji synohet t'u jepet amnisti të gjithë deputetëve nga veprat e penale të kryera si kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve, përdorim i armëve, pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe veprave të tjera. LDK-ja e konsideron si të dëmshëm dhe të pakuptimtë për ndërtimin e shtetit të së drejtës”, ka thënë Selmanaj gjatë seancës së Kuvendit që është duke u zhvilluar. 

Ai më tej ka thumbuar edhe disa nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët, sipas tij, kanë përkrahur iniciativën për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Kjo nismë bashkë me nismën për Gjykatën Speciale po dëshmon se subjektet politike që janë pjesë e koalicionit të Qeverisës dhe për këtë fat të keq figurojnë edhe disa deputetë nga VV-ja, po tregon se disa deputetë nga Qeveria dhe deputetët e tjerë i kanë shpallur luftë sistemit të drejtësisë”, ka thënë Selmanaj.

Të tjera

Lajmet e fundit