Kthehu lart

Sekuestrohen 25 mijë cigare dhe 107 kg duhan të ngrirë në Prishtinë

Sekuestrohen 25 mijë cigare dhe 107 kg duhan të ngrirë në Prishtinë GazetaExpress

Dogana e Kosovës njofton se në kuadër të luftimit të kontrabandës me produkte të duhanit dje kanë stopuar një rast të kontrabandës në Prishtinë.

Dogana njofton se njësitet e antikontrabandës kanë ndaluar një automjet VW Kombi me targa kosovare e drejtuar nga një shtetas kosovar.

“Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur produkte të duhanit, dhe menjëherë në bashkëpunim me organet hetuese është kontrolluar edhe shtëpia e vozitësit ku janë gjetur sasi tjera të duhanit”, thuhet në komunikatën e Doganës.

Sipas komunikatës, janë konfiskuar 107 kilogramë duhan të grirë refuz, pastaj rreth 25 mijë copë cigare dhe 49 mijë filtër për cigare dhe letër për cigare.

“Këto janë produkte të duhanit për të cilat mallra i lartcekuri nuk ka pasur mbulesë dokumentacioni dhe dyshojmë se janë të kontrabanduara”, thuhet në komunikatë.

E tërë sasia është konfiskuar dhe rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore si dhe për hetime të mëtejme.

    Data: 16 Maj 2018 16:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera