Kthehu lart

Sefaj angazhohet për zgjidhjen e statusit juridik të zjarrfikësve

Sefaj angazhohet për zgjidhjen e statusit juridik të zjarrfikësve GazetaExpress

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, zhvilloi një takim pune me përfaqësues nga Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës, ku u diskutua për mbarëvajtjen, të arriturat dhe sfidat me të cilat përballen zjarrfikësit e Kosovës si shërbim emergjent i domosdoshëm

Ministri Sefaj vuri në dukje rolin për misionin human që kanë dhe punën që bëjnë në shërbim të qytetarëve.

Sipas një komunikate të MPB-së, në këtë takim u diskutua për nevojat dhe kërkesat që kanë zjarrfikësit për përmbushjen e misionit të tyre.

Ministri Sefaj rikonfirmoi mbështetjen e tij për këtë institucion të sigurisë dhe theksoi se është duke u angazhuar për zgjidhjen e statusit juridik të tyre, me qëllim që në të ardhmen zjarrfikësit të menaxhohen nga Agjencia për Menaxhim Emergjent.

    Data: 08 Mars 2018 15:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera