Kthehu lart

Seanca e Kuvendit që u ndërpre sot, vazhdon nesër

Seanca e Kuvendit që u ndërpre sot, vazhdon nesër GazetaExpress

Kuvendi i Kosovës nesër do të vazhdojë seancën e radhës.

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit me shumicë votash në mbledhjen e mbajtur.

Seanca e cila ishte paraparë të mbahej sot nuk vazhdoi punimet, pasi Partia Demokratike e Kosovës, e cila në shenjë revolte ndaj deklaratave të misionit të EULEX-it për ish-ushtarët e UÇK-së, propozoi vazhdimin e seancës për ditën e nesërme.

"Pas diskutimeve nga anëtarë të Kryesisë dhe kryetarë të grupeve parlamentare, me shumicë votash u vendos që mbledhja plenare e Kuvendit të vazhdojë të premten, më 24 nëntor 2017, në orën 10:00, pa ndryshime në rend dite", shkruan në njoftimin e dërguar nga Kuvendi. /Express/


    Temat:
    Data: 23 Nentor 2017 14:57
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera