Kthehu lart

Rusia do t'i stërvitë forcat kurde që i ka armatosur Amerika

Rusia do t'i stërvitë forcat kurde që i ka armatosur Amerika GazetaExpress E hënë, 20 Mars 2017 22:45

Forcat kurde në Siri do të marrin një trajnim ushtarak nga Rusia në kuadër të një marrëveshjeje të arritur mes dy palëve, theksoi sot grupi kryesor kurd i armatosur në vendin në luftë.

“Kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji mes forcave kurde siriane dhe Rusisë, aleate e regjimit të Bachar al-Assad përballë rebelëve dhe xhihadistëve”, theksoi Redur Xelil, zëdhënës i Unitetit për Mbrojtjen e popullit kurd (YPG).

“Në kuadër të marrëveshjes së arritur dje mes forcave tona dhe forcave ruse që operojnë Siri (…), ne do të marrim një trajnim mbi taktikat moderne të luftës”, shtoi ai.

Trajnimi do të fillojë menjëherë në një kamp në Afrine, në provincën e Alepos”, theksoi Xelil, përcjell Atsh.

“Ky bashkëpunim është një hap pozitiv në kuadër të luftës kundër terrorizmit”, theksoi Xelil.

Në luftën kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik, kurdët janë mbështetur nga SHBA-ja.

Njoftimi i kësaj marrëveshjeje ndodhi ndërkohë që Moska ka pasur një afrim me Turqinë, mbështetëse e rebelëve dhe kundër kurdëve.

    Data: 20 Mars 2017 22:45
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera