Kthehu lart

Rrugët e dëmtuara në fshatrat e Ferizajt (Video)

Rrugët e dëmtuara në fshatrat e Ferizajt (Video) GazetaExpress E shtune, 18 Mars 2017 22:49

​ Rruga kryesore në fshatin Mirosale të Ferizajt, është mjaft e dëmtuar dhe ka tre dekada që kur është investuar në këtë rrugë.

Në gjendje më të mirë nuk është as fshati Zllatar, pak kilometra larg Mirosalës.

Përfaqësuesi i këtij fshati, Xhevat Sallahu, që është edhe asamblist në Kuvendin Komunal nga radhët e VV-së thotë se shumë herë kanë kërkuar nga komuna zgjerimin dhe rikonstruktimin e këtyre rrugëve.

Por në drejtorinë e Infrastrukturës në Ferizaj e mohojnë se nuk është investuar asnjëherë.

Sipas drejtorit , Gafurr Ilazi nuk është refuzuar kërkesa e banorëve por vetëm është pezulluar deri në rishikim të buxhetit.


    Data: 18 Mars 2017 22:49
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera