Kthehu lart

Nuk është bërë ende një vit, rruga që kushtoi afër 800 mijë euro shembet

Nuk është bërë ende një vit, rruga që kushtoi afër 800 mijë euro shembet GazetaExpress

Nuk është bërë ende një vit që kur është përuruar rruga Botushë –Koshare e cila ka kushtuar afro 800 mijë euro dhe është prishur.


Një pjesë e saj është shembur pas reshjeve të shiut dy ditë më parë.

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka vënë dyshimet e tij në cilësinë e punimeve që janë bërë në këtë rrugë.

Në një intervistë për Klan Kosovën, Kadriu ka thënë se do t’i analizojnë dëmet në këtë rrugë dhe shkaqet që i sollën ato.

“Nga nesër do ta formojmë komisionin për të kontrolluar të gjitha rrugët në të cilat ka pasur rrëshqitje të dheut, andaj ne do ta formojmë komisionin e posqshëm për secilën rrugë do të konstatohet pse është ardhur deri në këtë situatë rrëshqitja e këtyre rrugëve”, ka thënë Kadriu.


    Data: 08 Mars 2018 21:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera