Kthehu lart

Rrahje masive me karrige dhe tavolina gjatë një demonstrate në Barcelonë

Rrahje masive me karrige dhe tavolina gjatë një demonstrate në Barcelonë GazetaExpress

Një marsh paqësor në Barcelonë është përshkallëzuar në dhunë fizike pasi palët e kundërta në debatin rreth pavarësisë së Katalonjës filluan të hidhnin karrigeve dhe tavolina ndaj njëri-tjetrit.

Përleshja ndodhi në margjina të një demonstrate pro-unitetit e organizuar për të rastisur me Ditën Kombëtare të Spanjës, transmeton Express.

Marshi u mbajt paqësisht në njërën prej rrugëve kryesore të qytetit, me një atmosferë festive.

Megjithatë, përleshjet e kapura në kamerë tregojnë se sa të thella janë ndarjet mes disa separatistëve dhe unionistëve.

Shumë persona në këtë përleshje valëviten flamuj spanjollë dhe katalanë teksa e gjuanin njëri-tjetrin me çka do që mundnin para se policia të arrinte. /Express/   


    Data: 12 Tetor 2017 16:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera