Kthehu lart

Rogova dyshon se Haradinaj përdor dhunë edhe në shtëpi

Rogova dyshon se Haradinaj përdor dhunë edhe në shtëpi GazetaExpress

Igballe Rogova, nga Rrjeti i Grupeve të Grave, ka reaguar pas sjelljes që kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tregoi ndaj një zonje nga Shqipëria, të dielën.

Haradinaj ka larguar zonjën me dhunë nga foltorja, gjatë ceremonisë së shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Duke e parë një reagim të tillë, Rogova ka thënë se Haradinaj ka treguar dominimin patriarkal, që ekziston ende. 

Për më tëpër, udhëheqësja e Rrjetit të Grave, në një intervistë në emisionin Frontal, në T7, ka thënë se dyshon se të njejtin reagim Haradinaj e ka edhe në familjen e tij.


    Data: 11 Qershor 2018 22:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera