Kthehu lart

Remi: PAN i ka numrat, do të bëjë marrëveshje me LDK'në

Remi: PAN i ka numrat, do të bëjë marrëveshje me LDK'në GazetaExpress E hënë, 19 Qershor 2017 21:03

Rrustem Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se koalicioni PAN, me Ramush Haradinajn, do ta udhëheqë qeverinë e ardhshme të Kosovës.

“Është relative me kë, por jemi në udhë të mbarë që në afat rekord, pas certifikimit të zgjedhjeve, ta kemi qeverinë e prodhuar nga zgjedhjet e 11 Qershorit”, ka thënë Remi në televizionin Rrokum.

Mustafa konsideron se s’do të jetë e vështirë të bëhen numrat për formimin e qeverisë.

“Me LDK’në do të flasim për marrëveshje politike, sepse për numra s’ka nevojë, ekzistojnë”, ka thënë Remi.

Kjo nënkupton, sipas tij, që në të ardhmen të shmanget nevoja për varësi nga vota e pak deputetëve për vendime të mëdha.

Sa i përket formimit të qeverisë, Mustafa ka thënë se nuk ka nevojë të merren modele prej vendeve fqinje, por duhet të veprohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës..

Sipas tij, krejt partitë, duke përfshirë edhe VV’në, duhet të jenë pjesë e qeverisë, nëse PAN do të konfirmohet si bartëse e saj.

Mustafa ka thënë se PAN ka hyrë në zgjedhje për të fitar, dhe këtë e ka arritur, prandaj, sipas tij, nuk ka pse të ikën nga fitorja.

“PAN nuk ka nevojë të shkojë në opozitë, kur sovrani e ka zgjedhur fituese me një diferencë të theksuar me vendin e dytë”, është shprehur ai. 

    Data: 19 Qershor 2017 21:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera