Kthehu lart

Reduktimet e rrymës shkaktojnë dëme te bizneset

Reduktimet e rrymës shkaktojnë dëme te bizneset GazetaExpress

Reduktimet e ashpra të energjisë elektrike janë rikthyer në pjesë të ndryshme të vendit.

Lulzim Hasani, pronar i disa bizneseve në Gjilan, thotë se pavarësisht që është pagues i rregullt i faturave të energjisë elektrike, reduktimet i kanë shkaktuar humbje të mëdha.

Për mungesë të energjisë elektrike dhe reduktimet pa orar ankohen edhe qytetarët tjerë.

Këto reduktime, KEDS-i i arsyeton me ndaljen e njësisë A4 të termocentralit “Kosova A” të KEK-ut dhe me mungesë të energjisë për import nga rajoni.

“Aktualisht, konsumi sillet rreth 1262 MW/h, ndërkohë që prodhimi nga KEK-u është rreth 656, apo vetëm 52 për qind të konsumit. KEDS/KESCO është duke importuar rreth 415 MW/h, të cilin ka mundur ta gjejë nga importi”, ka thënë Viktor Buzhala – zëdhënës i KEDS-it.

Ndërsa, në një komunikatë për media, KEK-u njofton se të mërkurën dhe të enjten është duke e realizuar 98.9%, të planit të prodhimit. 

    Data: 11 Janar 2017 23:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera