Kthehu lart

Reçica paralajmëron trajtim meritor edhe të nënave lehone të papunësuara

Reçica paralajmëron trajtim meritor edhe të nënave lehone të papunësuara GazetaExpress

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë sot se politika për përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të gruas dhe përkushtimi për punësimin e tyre janë objektivat e tij dhe dikasterit që ai drejton.

Në një seancë të Kuvendit të Kosovës, sot, ku u diskutua për dhunën në familje, ministri gjithashtu përmendi caktimin e pensionit prej 230 euro për viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë si përpjekje e Qeverisë që sado pak të rrisë mirëqenien e tyre.

Gjatë seancës, që përkoi me 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Reçica përmendi hartimin e Ligjit të ri të punës duke thënë se një nga ndryshimet që do të përfshihen në ligj, do të sigurojë trajtim meritor për nënat lehona në Kosovë, madje, për herë të parë, do të ofrohet trajtim meritor edhe i nënave të papunësuara.

“Nataliteti nuk do të jetë më brengë e jonë për mungesë buxheti”, tha Reçica.

    Data: 08 Mars 2018 18:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera