Kthehu lart

Rashiq: Mustafa nuk na takon, me të komunikojmë vetëm përmes mediave (Video)

Rashiq: Mustafa nuk na takon, me të komunikojmë vetëm përmes mediave (Video) GazetaExpress

Në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, deputeti nga Lista Srpska, Nenad Rashiq, ka folur për funksionimin e koalicionit qeveritar në krye me Isa Mustafen, pjesë e të cilit është edhe Lista Srpska.

Rashiq ka kritikuar kryeministrin Mustafa, duke thënë se ai ka shumë mangësi në qeverisjen e vendit.

Deputeti ka treguar se kryeministri asnjëherë nuk ka aranzhuar ndonjë takim me deputetet e Listës Srpska, madje siç ka thënë Rashiq, Mustafa nuk ka pranuar as ftesat nga subjekti minoritar për të biseduar.

Rashiq ka shtuar se gjatë kohës kur pozitën e kryeministrit e mbante Hashim Thaçi, serbet në Kosovë përkraheshin dhe ndihmoheshin më shumë, ndërsa Mustafa sipas deputetit, nuk tregohet aspak i përgjegjshëm ndaj pakicave. /Express/


    Data: 11 Janar 2017 20:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera

    • Lajm fantastik për shqiptarët në Gjermani

      Lajm fantastik për shqiptarët në Gjermani 0

    • Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

      Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit 0