Kthehu lart

Rashiq jep një version tjetër për arrestimin e Haradinajt (Video)

Rashiq jep një version tjetër për arrestimin e Haradinajt (Video) GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 22:30

Në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, deputeti i Listës Serbe, Nenad Rashiq, ka folur rreth arrestimit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia.

Rashiq ka thënë se kurrë më parë nuk janë kryer arrestimet e shqiptarëve nga shtetet e fuqishme të Evropës, vetëm se Serbia ka lëshuar urdhërarreste për ta.

Nga kjo, deputeti mendon se edhe arrestimi i Haradinaj nuk është i thjeshtë dhe pas kësaj sipas Rashiq, fshihet një proces shumë më i organizuar sesa një urdhërarrest i Serbisë.

Rashiq ka rikujtuar se Gjykata Speciale fillon më 15 janar, dhe kjo sipas tij, mund të jetë një nismë e proceseve ligjore.

Deputeti, i cili ka folur si pjesë e shoqërisë dhe institucioneve kosovare, ka thënë se nëse Franca ka marrë një rol të rëndësishëm në Gjykatën Speciale, atëherë institucionet e Kosovës nuk mund të kenë asnjë ndikim. /Express/

    Data: 11 Janar 2017 22:30
    Autori: GazetaExpress
    • Vdes diplomati i njohur amerikan 0

    Të tjera

    • Pa reformë zgjedhore, priten manipulime 0

    • Fillon dezinsektimi në Prishtinë 0