Kthehu lart

Rashiq: Ja pse u ndërtua pengesa në Veri (Video)

Rashiq: Ja pse u ndërtua pengesa në Veri (Video) GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 22:15

Në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjin, deputeti i Listës Serbe, ka folur për ndërtimin e murit në Veri të Mitrovicës.

Ai ka thënë se nuk ishte planifikuar të ndërtohej mur dhe nuk duhet të quhet i tillë, por sipas Rashiq, qëllimi ka qenë ndërtimi i një pengese 80 centimetra të lartë.

Deputeti ka thënë se ndërtimi i kësaj pengese ishte propozuar në Bruksel, por Bashkimi Evropian, as nuk e kishte mohuar e as nuk e kishte pohuar ndërtimin.

Rashiq ka shtuar se për shkak të daljes se palëve biseduese nga Brukseli pa u nxjerrë një përfundim rreth ndërtimit të pengesës dhe për shkak se BE nuk ka dhënë asnjë përgjigje, njëra palë e ka parë të arsyeshme ndërtimin e pengesës në Veri.

Ai në “Komiteti” ka thënë se ndërtimi i murit, apo siç e quan ai pengesë, u bë me qëllim të evitimit të ndonjë incidenti, siç po ndodhin së fundmi nëpër qytete të Evropës. /Express/


    Data: 11 Janar 2017 22:15
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera