Kthehu lart

Rashiq fajëson Mustafën për bllokimin e Demarkacionit (Video)

Rashiq fajëson Mustafën për bllokimin e Demarkacionit (Video) GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 21:55

Në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, deputeti nga Lista Srpska, Nenad Rashiq, ka folur për bojkotimin që i ka bërë partia e tij seancës për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi

Rashiq ka thënë se lista serbe nuk kishin marrë pjesë në seancën për Demarkacionin, pasi kryeministri i vendit, Isa Mustafa nuk i kishte takuar paraprakisht për t’i informuar rreth kësaj çështjeje.

Sipas deputetit, Qeveria ka dështuar ta kalojë Demarkacionin në Kuvend, për shkak se kryeministri Mustafa nuk ka arritur t’i bind deputetët nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe jo sepse lista serbe nuk ishte e pranishme në Kuvend. /Express/ 


    • 19 vjet nga sulmi në familjen Jashari 0

    Të tjera