Kthehu lart

​Rashiq: Është e çuditshme se si Vuçiq kontrollon opozitën dhe mediat në Serbi (Video)

​Rashiq: Është e çuditshme se si Vuçiq kontrollon opozitën dhe mediat në Serbi (Video) GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 21:19

Në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, deputeti nga Lista Srpska, Nenad Rashiq, ka folur për kreun e Qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq dhe opozitën.

Ai ka thënë se opozita në Serbi është shumë e heshtur dhe sikur pranojnë se kryeministri serb është lider e pakontestueshëm.

Rashiq ka treguar se në Serbi te gjitha mediat rreshtohen pas Qeverisë, dhe gjithashtu edhe shoqëritë civile.

Deputeti ka thënë se i duket shumë e çuditshme, por në shtetin serb opozita ka rol formal dhe nuk ka kurrfarë funksioni tjetër, ndërsa kryeministri Vuçiq vazhdon të mbetët i pakundërshtueshëm në skenën politike. /Express/


    Data: 11 Janar 2017 21:19
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera