Kthehu lart

Rashiq e quan veprim madhështor vizitën e memorialit serb nga Thaçi (Video)

Rashiq e quan veprim madhështor vizitën e memorialit serb nga Thaçi (Video) GazetaExpress E mërkurë, 11 Janar 2017 20:45

Në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, deputeti nga Lista Srpska, Nenad Rashiq, ka folur për vizitat e presidentit Hashim Thaçi, në varrezat e serbëve të vrarë pas luftës në Kosovë.

Rashiq e ka quajtur vizitën e presidentit Thaçi si veprim madhështor dhe sjellje që i takon një presidenti.

Sipas deputetit, viktimat duhet të respektohen pavarësisht se cilës etni i kanë takuar ato.

Ai ka thënë se e ka parë si diçka pozitive edhe vizitën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, në varrezat e viktimave të Srebrenicës.

Rashiq ka shtuar se pret nga presidenti serb një veprim të ngjashëm me atë të presidentit Thaçi dhe të vizitoj varrezat e të vrarëve shqiptarë. /Express/

    Data: 11 Janar 2017 20:45
    Autori: GazetaExpress

    Merr lajmet e fundit

    Të tjera