Kthehu lart

Raporti i Lumturisë Botërore: Ky është vendi më i lumtur në botë, ja ku radhitet Kosova (Foto)

Raporti i Lumturisë Botërore: Ky është vendi më i lumtur në botë, ja ku radhitet Kosova (Foto) GazetaExpress E hënë, 20 Mars 2017 12:11

Norvegjia është shpallur si vendi më i lumtur në botë. Ndërkohë, Kosova është radhitur si vendi i 78-të më i lumtur në botë, sipas Raportit Botëror të Lumturisë të publikuar sot.

Kombi skandinav, i cili në raportin e fundit u radhit e katërta, kërceu në krye të listës së këtij viti në bazë të disa kalkulimeve të rëndësishme për matjen e lumturisë shoqërore, transmeton Express.

Kujdesi, liria për të marrë vendime në jetë, zemërgjerësia, qeverisja e mirë, sinqeriteti, shëndeti dhe të hyrat janë faktorët kryesorë për matjen e lumturisë të një shoqërie, sipas raportit.

Ndërkohë, faktorët e tyre në bazë të të cilëve matet lumturia e njerëzve në 155 vende të botës në “World Happiness Report” janë: Punësimi, pabarazia në të ardhura, DGP-ja për kokë banori,  jetëgjatësia dhe besimi publik (p.sh. mungesa e korrupsionit në qeveri dhe biznes) dhe përkrahja shoqërore./Express/ 


    Data: 20 Mars 2017 12:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera