Kthehu lart

Rama dikur e shpërfillte Rugovën, tani i bën homazhe te varri

Rama dikur e shpërfillte Rugovën, tani i bën homazhe te varri GazetaExpress E premte, 17 Shkurt 2017 11:38

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova. Rama ka nisur ta rishikojë qasjen e tij ndaj Rugovës, pas kritikave që kishte marrë kur kishte mbajtur një fjalim në Parlamentin e Kosovës gati 4 vjet më parë. Në atë fjalim, Rama kishte cituar Qosjen duke nxitur deputetët e LDK-së që ta lëshojnë sallën.

Por, tani Rama ka ndryshuar komplet qasjen ndaj Rugovës – që është njëra nga figurat kryesore të Kosovës në dekadat e fundit. Së fundi Rama e ka përkujtuar në një nga postimet e tij në Facebook duke e quajtur “burrë të madh të Kosovës”.

Ndërsa, sot kryeministri i Shqipërisë, i cili po qëndron në Kosovë për të shënuar përvjetorin e 9-të të pavarësisë, ka bërë edhe homazhe te varri i tij në "Velani".

Pranë varrit të Rugovës, këtë mëngjes dha nderimin e tij edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai në heshtje vendosi një kurorë me lule te varri i Rugovës, duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat.


    Data: 17 Shkurt 2017 11:38
    Autori: GazetaExpress
    • Vdes diplomati i njohur amerikan 0

    Të tjera

    • Pa reformë zgjedhore, priten manipulime 0

    • Fillon dezinsektimi në Prishtinë 0