Kthehu lart

QNR: Sonte përfundon procesi i numërimit të votave me kusht

QNR: Sonte përfundon procesi i numërimit të votave me kusht GazetaExpress

Sonte pritet të përfundojë procesi i numërimit të votave me kusht për të gjitha komunat, me përjashtim të Prishtinës dhe Prizrenit.

Kështu ka thënë koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, sipas të cilit nesër pritet të nisë procesi i rinumërimit të votave për Prishtinën dhe Prizrenin.

Ndërsa, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ka nisur procesi i numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe me postë për komunën e Gjilanit, Gjakovës, Istogut dhe komunat tjera të Kosovës, përveç Prishtinës dhe Prizrenit.

Ai ka thënë se procesi i numërimit të votave me kusht do të përfundojë brenda afatit sa më të shpejtë.

    Data: 23 Nentor 2017 15:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera