Kthehu lart

Qeveria hesht për ndërprerjen e punimeve te ura e Ibrit

Qeveria hesht për ndërprerjen e punimeve te ura e Ibrit GazetaExpress E premte, 21 Prill 2017 07:35

Qeveria e Kosovës ka zgjedhur t’i përgjigjet me heshtje vendimit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Goran Rakiq, për ndërprerjen e punimeve në urën e Ibrit dhe sheshin “Mbreti Petar” në veri të Mitrovicës.

Pretekst për ndërprerjen e punimeve në katërvjetorin e arritjes së Marrëveshjes për Normalizim të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u përdorën disa incidente të ndodhura në Mitrovicë, shkruan sot Koha Ditore.

I fundit ishte të mërkurën, kur persona të panjohur sulmuan një serb me ç’rast viktima pësoi lëndime të lehta trupore.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka kërkuar që për ndaljen e punimeve t’i drejtohemi Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, si palë nënshkruese për realizimin e projektit me Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Por Ministria e Ambientit, sikurse edhe Zyra e Kryeministrit nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetës.

    Data: 21 Prill 2017 07:35
    Autori: GazetaExpress
    • Siri: Lind fëmija me dy koka 0

    Të tjera