Kthehu lart

Qentë dhe macet në Indonezi, digjen për së gjalli e pastaj shiten

Qentë dhe macet në Indonezi, digjen për së gjalli e pastaj shiten GazetaExpress

Pamje të tmerrshme tregojnë se qentë dhe macet janë duke u djegur për së gjalli për t'u shitur në "tregjet ekstreme të mishit" të Indonezisë

Ata janë në mesin e mijëra kafshëve, shpesh kafshëve të grabitura nga pronarët e tyre, të futur në kafaze të vegjël, duke u vrarë në kushte mizore.

Pamjet e marra në fshehtësi në dy tregjet më famëkeqe të Indonezisë - Tregu Tomohon Extreme dhe Tregu Langowan, ekspozojnë vuajtjet e tmerrshme që kafshët pësojnë vazhdimisht.

Pamjet makabre tregojnë qartë fëmijët e vegjël, që mendohet të jenë midis dy dhe dhjetë vjeç duke parë si kafshët rrihen deri në vdekje.

"Pa dyshim, fëmijët që dëshmojnë për rrahjen e rëndë të qenve në tregjet dhe rrugët e Indonezisë, ngjarje shumë të ngarkuara traumatike, do të përjetonin efekte negative afatgjata", tha një aktivist i mbrojtjes së kafshëve.


    Data: 25 Janar 2018 12:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera