Kthehu lart

Putin do ta vizitojë Krimenë

Putin do ta vizitojë Krimenë GazetaExpress

Presidenti rus, Vladimir Putin, do ta vizitojë Krimenë më 14 mars, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhje presidenciale. Ai do të marrë pjesë në ngjarjet që lidhen me përvjetorin e katërt të referendumit të kundërshtuar gjerësisht, në rajonin e aneksuar nga Ukraina.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i ka thënë televizionit rus, Dozhd TV, se në këto ngjarje pritet të marrin pjesë mijëra persona.

Qeveria e Putinit mori kontrollin e Krimesë pasi ish-presidenti ukrainas, Viktor Yanukovzch, u rrëzua nga pushteti.

Rusia më pas dërgoi trupa në gadishullin e Detit të Zi dhe më pas orkestroi marrjen nën kontroll të trupave qeveritare dhe mbështeti referendumin për aneksimin e gadishullit të Krimesë.

Në mars të vitit 2017, ligjvënësit rusë vendosën që t’i shtyjnë zgjedhjet presidenciale nga 11 marsi, më 18 mars 2018 - datë që përkon me përvjetorin e aneksimit të Krimesë, ngjarje të cilën Moska e përshkruan si pranim formal i Krimesë në Federatën Ruse.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për rrethanat e mundshme, nën të cilat, Krimeja do t’i kthehej Ukrainës, Putin ka thënë se kthimi i këtij rajoni nën kontrollin e Ukrainës, nuk do të ndodhë kurrë.

“Jeni çmendur”, ka thënë Putin. “Nuk ka rrethana të tilla dhe kurrë nuk do të ketë”, ka thënë presidenti rus.

Në zgjedhjet presidenciale ruse marrin pjesë tetë kandidatë. Por, Putin konsiderohet favorit për të fituar edhe një mandat gjashtëvjeçar.

    Data: 12 Mars 2018 13:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera