Kthehu lart

Prishtina shënon Ditën e të Rinjve

Prishtina shënon Ditën e të Rinjve GazetaExpress E shtune, 12 Gusht 2017 16:09

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ka organizuar konferencën “Ndërtimi i Paqes për të rinj".

Zyrtarë nga Ministria e Kulturës thanë se të rinjtë nga Kosova nuk janë të barabartë me ata të Bashkimit Evropian pasi për ta nuk ka liberalizim të vizave.

Kurse, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Kosovë që merren me problemet e tw rinjve thanë se të rinjtë në Kosovë përballen me sfida e probleme të ndryshme duke nisur nga papunësia, shkollimi cilësorë dhe mungesa e lëvizjes e lirë në vendet e BE-së.

Supozohet se çdo vit në tregun e punës në Kosovë janë aktivë për t’u punësuar 25 deri në 30 mijë persona, të gjithë të gjeneratës 18 vjeç e më lart, derisa po ky treg mund të absorbojë nga 4 deri në 6 mijë punëtorë në vit.

    Data: 12 Gusht 2017 16:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera