Kthehu lart

Presse: Nga 2025-ta fillon pranimi i vendeve të Ballkanit në BE

Presse: Nga 2025-ta fillon pranimi i vendeve të Ballkanit në BE GazetaExpress

Sipas projekt-strategjisë së Komisionit Evropian, 2025-ta do të jetë viti kur do të nisë pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ne Bashkimin Evropian, që nuk paraqet ndonjë datë fikse, porse skenarin më të mirë të mundshëm, thekson gazeta vjeneze “Presse”.

Në Komisionin Evropian gazetës vjeneze i kanë sqaruar se 2025-ta nuk është data fikse që synohet, porse ai skenari i cili do të ishte i mundshëm në rastin më të mirë, transmeton Gazeta Express.

Qëllimi i KE-së është që, sipas projekt-strategjisë të cilin do ta prezantojë më 7 shkurt, që “të rritet presioni reformues ndaj shteteve si Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia dhe Kosova”.

“Presse” shkruan edhe se në muajin maj në Sofje do të mbahet Samiti i parë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor pas Samitit të Selanikut në vitin 2003./Gazeta Express/

    Data: 10 Janar 2018 13:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera