Kthehu lart

Presioni ndërkombëtar thyen komandantët, shtyhet mbledhja e Kryesisë

Presioni ndërkombëtar thyen komandantët, shtyhet mbledhja e Kryesisë GazetaExpress

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku pritej të shqyrtohej përsëri futja në rend të ditës e shfuqizimit të Gjykatës Speciale ishte caktuar të mbahet më 15 janar, por tani është shtyrë.

Gazeta Express merr vesh se  mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku do të shqyrtohej përsëri  projektligji për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është shtyrë për të mërkurën.

Sot gjatë ditës Kuvendi i Kosovës ka dërguar një agjendë ta takimit të kryesisë së Kuvendit  të datës 15 ku nuk ka figuruar kjo pikë por pjesëmarrës të takimit të Kryesisë me Grupet Paramentare kanë konfirmuar se përsëri po provohet të përsëritet nata e 22 dhjetorit ku u tentua të shfuqizohet ligji për Gjykatën Speciale.

Ndërkohë sot deputetët e Kuvendit dhe tre liderët kanë marrë një kërcënim të ri ndaj kësaj iniciative. Atyre u kanë reaguar Zyra e BE’së dhe misionet diplomatike të vendeve anëtare të BE’së që përfaqësohen në Kosovë.

“Çdo tentim për ta shfuqizuar apo ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara e minon seriozisht një përkushtim të tillë dhe do ta rrezikonte seriozisht punën e arritur nga Kosova dhe BE-ja për sundimin e ligjit të arritur viteve të fundit. Kjo do të kishte ndikim negativ në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në. Prandaj, BE-ja u bën thirrje iniciatorëve të nismës së Parlamentit që ta tërheqin këtë iniciativë. BE-ja e mirëpret deklaratat publike të kohëve të fundit nga liderët politikë në përkrahje të nderimit të obligimeve të Kosovës. BE-ja i përshëndet mediet dhe shoqërinë civile që kanë ngritur zërin kundër kësaj iniciative të dëmshme. BE-ja e përkrah fuqishëm përparimin e Kosovës në integrimin e saj evropian” thuhet në reagimin e sotëm të BE’së. /GazetaExpress/


    Data: 12 Janar 2018 17:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera