Presidenti gjeorgjian i premton BE-së ruajtjen e lëvizjes së lirë

Presidenti gjeorgjian, Giorgi Margvelashvili, ka thënë se Tbilisi është i gatshëm të marrë më shumë hapa për të ruajtuar regjimin e liberalizimit të vizave, përmes së cilit qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të BE-së.

GazetaExpress

Margvelashvili i ka bërë këto deklarata pas një takimi me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Gjeorgjia ka “marrë pozitë jashtëzakonisht aktive dhe të përgjegjshme për çdo çështje që na është dhënë nga partnerët tanë, andaj ne jemi gati për të bërë më të mirën tonë për të punuar së bashku, në mënyrë që të vazhdojmë në mënyrë funksionale bashkëpunimin tonë afatgjatë”, ka thënë ai.

Ministrat e Brendshëm të BE-së janë takuar sot lidhur me shqetësimet e ndonjë mundësie të asaj se Gjeogjia është duke abuzuar me sistemin e liberalizimit të vizave.

Gjermania dhe Suedia kanë raportuar për qindra aplikacione për azil nga gjeorgjianët që kur ka filluar regjimi i lëvizjes së lirë për këtë shtet në mars të vitit 2017.

Ndonëse pezullimi i udhëtimit të lirë nuk ka qenë në tavolinën e negociimit, Gjeorgjia do të jetë nën presion për të ndaluar vrullin e azilkërkuesve gjeorgjianë në BE.

Të tjera

Lajmet e fundit