Kthehu lart

Policia në ndjekje të një personi, kishte hyrë në shkollë i armatosur

Policia në ndjekje të një personi, kishte hyrë në shkollë i armatosur GazetaExpress E hënë, 17 Korrik 2017 14:31

Policia gjermane ka njoftuar se një person i armatosur është futur në oborrin e një shkolle të mesme në jugperëndim të Gjermanisë dhe se ai ndodhen në arrati, për shkak se policia e kishte arrestuar personin e gabuar fillimisht.

Policia gjermane shkroi në Twitter se personi të cilin e kishin arrestuar është liruar dhe se i dyshuari mbase ka ikur me motoçikletë, transmeton Express.

Zëdhënësi i policisë Bjoern Reusch ka thënë se i dyshuari nuk e ka përdorur armën dhe se askush nuk është lënduar, kur ai ishte futur shkurtimisht në oborrin e shkollës në Esslingten, afër Shtutgartit.

Shkolla e mesme “Friedrich Ebert” ishte bllokuar dhe të gjithë nxënësit ishin detyruar të qëndronin brenda klasave derisa policia e ka kontrolluar ndërtesën./Express/ 

    Data: 17 Korrik 2017 14:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera