Kthehu lart

Plagosje me armë zjarri në Drenas

Plagosje me armë zjarri në Drenas GazetaExpress

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në Drenas.

Viktima sipas burimeve te KALLXO.com ka marrë lëndime nga arma e zjarrit dhe është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë.

Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 20:00 e kemi pranuar informacionin për një plagosje me armë zjarri. Rasti ka ndodhur ne Komoran”, tha për zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo tha se i plagosuri ka inicialet I.S., i lindur në vitin 1962.

“I plagosuri është transportuar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari Xh.N. (1962) është arrestuar nga Policia’, tha Ahmeti.

    Data: 19 Janar 2018 22:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera